75 Mall Live Search
08:14 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / MSH

KQZ-ja do të miratojë akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku mes të tjerash do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësive diplomatike.

Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:30, raporton IndeksOnline.

Në rend të ditës është po ashtu shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në qendrat komunale të numërimit.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen të dielën e 12 tetorit.

Ky është rendi i plotë i ditës:

1.            Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.             Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr.60/2025

3.             Aktivitetet e zyrës

3.1.      Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtar dhe    përfaqësive diplomatike në Republikën e Kosovës.

4.            Këshillat e KQZ-së

4.1.        Këshilli për operacione zgjedhore

4.1.1.   Shqyrtimi dhe miratimi i procedurës të veprimit në qendrën komunale të numërimit për

             Zgjedhjet lokale 2025

4.1.2.   Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit në qendrat  komunale të numërimit për zgjedhjet lokale 2025

5.             Të ndryshme