75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / KV

Sulmohet me gurë patrulla policore në Han të Elezit, dëmtohen dy vetura zyrtare

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident serioz që ka ndodhur më 24 shtator 2025, rreth orës 21:45, në Hani të Elezit, transmeton IndeksOnline.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të DPK-Prishtinë, derisa ishte në pikë kontrolli duke kryer vëzhgime policore, është sulmuar me gurë nga një person i panjohur. Si pasojë e këtij veprimi, janë dëmtuar dy vetura zyrtare të Policisë së Kosovës.

Njësiti policor ka tentuar të ndjekë të dyshuarin, por nuk ka arritur ta ndalojë për shkak të terrenit të panjohur. Fillimisht rasti ishte evidentuar si shënim zyrtar, mirëpo pas veprimeve të mëtejme hetimore dhe në konsultim me prokurorin, më 30 shtator 2025 është iniciuar procedura për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”./IndeksOnline/