75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / MSH

Mbyllja e qeverisë afekton Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Mbyllja e qeverisë në SHBA ka shkaktuar kaos gjithandej vendit.

Një lëvizje e tillë ka detyruar agjencitë federale që qysh dje të paralajmërojnë punëtorët se nuk përjashtohet opsioni i shkurtimit të stafit, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja ka filluar të ketë ndikime edhe jashtë kufijve, shkruan IndeksOnline.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.

Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Një njoftim i njëjtë nuk është bërë akoma nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Ende nuk dihet se sa do të mund të zgjasë një gjendje e tillë mbarë-shtetërore, e shkaktuar pasi Kongresi amerikan dhe Shtëpia e Bardhë nuk arritën një marrëveshje financimi./IndeksOnline/