Buruk pas fitores së madhe ndaj Liverpoolit: Nuk ishim aty për të festuar, puna vazhdon

Trajneri i Galatasaray-t, Okan Buruk, fitoren prej 1-0 ndaj Liverpoolit e cilësoi si një sukses të arritur me karakter dhe përkushtim të skuadrës, duke nënvizuar rolin vendimtar të tifozerisë dhe disiplinën taktike të lojtarëve.
Buruk vlerësoi performancën e ekipit dhe veçoi faktin që lojtarët e tij e kontrolluan lojën dhe krijuan mundësi të qarta, ndërsa theksoi se fitorja u mor me fokusin te detajet, jot te festa e menjëhershme.
“Momenti kur mbaroi loja shkuam drejt zhveshtoreve pa mundur të festonim, sepse nuk ishim aty për të festuar; puna vazhdon”.
Ai përmendi gjithashtu rëndësinë e presionit që Galatasaray ushtronte në fushë dhe miratoi mënyrën se si skuadra ekzekutoi planin taktik që i kishte vendosur stafi teknik.
Buruk falënderoi tifozët për atmosferën në “Ali Sami Yen” dhe tha se kjo e ndihmoi shumë skuadrën gjatë gjithë 90 minutave.
Për sa i përket aspektit sportiv, vendimtar në ndeshje ishte penalltia e transformuar nga Victor Osimheni në pjesën e parë, që i dha fitoren vendasve. Buruk përmendi qëndrueshmërinë fizike dhe mentalitetin luftarak si çelës të triumfit.
Në konferencën pas ndeshjes ai gjithashtu u shpreh i kujdesshëm ndaj lëndimeve dhe menaxhimit të minutazhit, komente që lidhen me dëshirat e tij që disa lojtarë të ndihen mirë për ndeshjet e ardhshme dhe nevojën për rotacion kur kërkohet.