Motoçiklistët e policisë me standarde të reja, uniforma, çizme dhe helmeta të reja

Policia e Kosovës ka rishpallur një tender të ri publik që ka për qëllim furnizimin e Njësisë së motoçiklistëve me uniforma dhe pajisje të specializuara.
Sipas dokumenteve të publikuara në platformën zyrtare të e- prokurimit, tenderi është i ndarë në katër grupe të veçanta, shkruan IndeksOnline.
Grupi i parë përfshinë uniformën për për zyrtarët motoçiklistë, grupi i dytë çizme për motoçiklistë, grupi i tretë helmeta, maska dhe pajisje bluetooth, kurse grupi i katërt përfshinë dorëza, veshje shtesë dhe mbështjellës.
Vlera e përgjithshme e parashikuar e kontratës është 98,700 euro, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave apo aplikacioneve është 21 tetor 2025.
Përmes këtij tenderi, Policia e Kosovës synon të rrisë nivelin e pajisjeve për pjesëtarët e njësisë së motoçiklistëve, duke kontribuar kështu në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të operacioneve të tyre në terren./IndeksOnline/
