Kone i nderuar që Interi shfaqi interesim për të

Ylli i Romës, Manu Kone, ka dhënë mendimin e tij mbi thashethemet intensive që e lidhnin me një kalim tek Interi në verë.
Duke folur për Corriere della Sera, francezi pranoi se interesi i nënkampionëve të Italisë e kishte nderuar.
Në fakt, pasi hoqi dorë nga negociatat me yllin e Atalantës, Ademola Lookman, skuadra zikaltër e drejtoi vëmendjen nga mesfushori i talentuar. Megjithatë, Roma nuk kishte asnjë interes ta shiste 24-vjeçarin, pavarësisht problemeve të saj financiare.
Për pasojë, Interi u detyrua të kënaqej me nënshkrimin e Andy Diouf nga Lens-i.
Edhe pse Kone nuk iu bashkua zikaltërve në verë, ai raportohet se mbetet ende në listën e dëshirave të Beppe Marottës. “Ishe afër kalimit tek Interi në verë? Nëse një klub si Interi tregon interes për mua, kjo është pozitive për mua”, tha ai.
“Fola për këtë me Gasperinin dhe i thashë se nuk e dija çfarë do të ndodhte. Megjithatë, shtova: ‘Për sa kohë që mbaj këtë fanellë, unë jap 100 për qind.’ Disa telefonata me Sommer dhe Thuram? Ne e morëm me shaka,” shtoi francezi. Ata më thanë të bëja zgjedhjen më të mirë, por nuk varej nga unë. Unë isha shumë i lumtur te Roma. Nuk është se doja me çdo kusht të largohesha”, konfirmoi ai.
Ndërkohë, në vitin 2021, Koné ishte shumë pranë transferimit te rivali i Interit, Milani. Por kuqezinjtë nuk arritën të gjenin një marrëveshje me Borussia Monchengladbach.