75 Mall Live Search
14:53 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / G T

“Spotify Camp Nou” është gati, mësohet arsyeja pse Barça ende s’po luan në stadiumin e ri

Skuadra e Barcelonës e ka pothuajse gati stadiumin e ri “Spotify Camp Nou”, por ende s’po luan atje.

Ishte e paraparë që Barça te fillonte edicionin e ri 2025/26 pikërisht në stadiumin e ri, por kjo s’po ndodhë dhe tashmë është mësuar arsyeja, shkruan Indeksonline

Spotify Camp Nou surface all set for pitch preparation

Faza e parë e renovimit ka përfunduar dhe tashmë stadiumi mund t’i zë vetëm 27 mijë tifozë, e deri në fund të nëntorit rritet në 45 mijë.

Pikërisht kjo është arsyje pse Barcelona preferon të luajë në stadiumin “Montjuic” – pasi atje i zë plotë 40 mijë tifozë dhe për shkak të financave preferohet të mos zhvillohen ndeshjet në “Camp Nou”.

Nuk ka ndonjë datë të saktë të rikthimit të Barcelonës në “Camp Nou”, pasi duket se është refuzuar edhe kërkesa e 18 tetorit ndaj Gironas./Indeksonline/