75 Mall Live Search
15:44 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / A

Përplasje në KQZ për e akreditimin vëzhguesve të zgjedhjeve

Akreditimi i 521 vëzhguesve nga 26 organizata për zgjedhjet e 12 tetorit, ka bërë që të ketë përplasje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Përplasja ka ndodhur mes anëtarit të Vetëvendosjes dhe të LDK-së.

Anëtari i VV-së, Alban Krasniqi ngriti shqetësime për praninë e organizatave të dyshimta dhe ndikimet e jashtme në proces, duke theksuar se duhet kujdes më i madh në verifikimin e tyre.

“Si zyrë e keni përgjegjësi edhe ne si institucion duhet të mendojmë më të keqen se çka kuptojnë procedurat që kontrollojnë organizata të dyshimta, si kemi hi ne në Google duhet edhe ju, është detyra e juve për organizatat që vijnë për herë të parë. Me dokumente ka se si organizatë joqeveritare një organizatë paramilitare që vazhdon lufta. Keni artikujt e mediave mbi ndikimin e jashtëm dhe luftën hibride në rajon. Nuk mundemi ne rreziku për me i kry detyrat siç duhet, detyra kryhet kur nuk na bini kriminelë, nëse duhet me i shkru këto detaje më falni për besë më vjen për keqardhje”, ka deklaruar ai.

Edhe Sami Kurteshi po ashtu i VV-së, shprehu dyshime për qëllimet e disa organizatave të reja që aplikojnë si vëzhgues, duke theksuar se numri i madh i tyre dhe burimet financiare mbeten të paqarta.

 “Çdo organizatë që regjistrohet 2025 lajmërohet për vëzhgim të zgjedhjeve, qëllim ka manipulimin e zgjedhjeve në Kosovë. Asnjë aktivitet nuk i dimë të tyre, nuk e dimë se me çka kanë me u marrë. Kur më thuhet se më 23 shtator është regjistru një organizatë joqeveritare dhe më 1 tetor vjen me 259 vëzhgues, unë dyshoj për burimet njerëzore dhe financiare”, shtoi Kurteshi.

Ndërsa Sami Hamiti u pajtua që lista e organizatave duhet të rishikohet një nga një, në mënyrë që të sqarohet besueshmëria e tyre.

 “Pajtohem të rishikohet lista e organizatave edhe njëherë një nga një, është mirë të shihen se kush janë”, deklaroi Hamiti.