75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Haradinaj takohet me ambasadorin italian, flasin për zhvillimet politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin italian, Maurizio Antonini.

Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Kosovën.

Ai tha se bashkë me Antoninin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.

Postimi i plotë:

Shteti mik Italian ndër vite ka treguar kujdes e mbështetje të veçantë për Republikën e Kosovës, duke qenë një ndër kontribuuesit kryesorë për paqen dhe stabilitetin në vend përmes kontributit të saj në kuadër të KFOR-it por edhe përmes shumë projekteve në fushën ekonomike. Mes vendeve tona është krijuar një partneritet i cili vetëm se duhet të thellohet drejt proceseve të rëndësishme siç është anëtarësimi në NATO.

Kisha kënaqësinë të pres sot ambasadorin Italian në Kosovë, z Maurizio Antonini, me të cilin bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend dhe sfidat nëpër të cilat po kalon vendi ynë.

Mirënjohës për rolin e Italisë, si në të kaluarën ashtu edhe në këto kohë të rëndësishme për vendin.