75 Mall Live Search
20:43 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Shukri Buja premton bursa më të mëdha për studentët, praktikë profesionale e fond të vetëpunësimit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është takuar me studentë.

Ai ka thënë se se student janë në pritje të kryetarit për arsim cilësor, bursa më të mëdha.

Buja premtoi edhe aftësim profesional që kërkon tregu i punës, praktika profesionale e fond të vetëpunësimit.

Postimi i plotë:

Studentët në pritje të Kryetarit!

Për arsim cilësor.

Për bursa më të mëdha.

Për praktikë profesionale me pagesë pas studimeve.

Për Lipjanin qytet universitar.

Për qendra të reja rinore në Lipjan, Gadime, Shalë, Sllovi e Magurë.

Ma mirë për studentët.

Me PDK-në dhe ekipin tonë fitues.

Me mua si Kryetar.

Fitorja është e jona!/Indeksonline/