75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Tubim madhështor i Xhevahire Izmakut me gratë e Vushtrrisë, përkrahje e madhe për kandidatën e NISMA-s

Kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrisë, Xhevaire Izmaku ka mbajtur sonte një tubim madhështor së bashku me gratë e këtij qyteti.

Ajo ka marrë përkrahje të madhe nga gratë e Vushtrisë në garën për zgjedhjet e 12 tetorit.Izmaku u shpreh e bindur se fuqia e grave dhe vajzave është çelësi i zhvillimit.

Postimi i plotë:

Të dashura gra dhe vajza💕

Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj të madhe e të fuqishme në mbrëmjen e sontme.

Ky takim ishte dëshmi e qartë se kur gratë dhe vajzat e Vushtrrisë bashkohen, sjellin forcë, shpresë dhe ndryshim.

Ju treguat se zëri juaj është vendimtar, se energjia juaj është ajo që e gjallëron Vushtrrinë, dhe se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për familjet tona, për gjithë qytetin.

Unë jam e bindur se fuqia e grave dhe vajzave është çelësi i zhvillimit, ndaj do të jem gjithmonë përkrah jush, duke punuar për mundësi të barabarta, kushte më të mira jetese, arsim, siguri dhe punësim.

Ky është vetëm fillimi i rrugës sonë të përbashkët. Bashkë, me zemër dhe me vepra, do ta bëjmë Vushtrrinë qytetin që e meritojmë!

Xheva për Vushtrrinë!