Hajdar Beqa dhe Ervin Shabani marrin mbështetjen e banorëve të Ujzit për zgjedhjet e 12 tetorit

Kryetari i degës se PDK-së në Gjakovë dhe bartësi i listes Hajdar Beqa, së bashku me kandidatin për kryetar të komunës Ervin Shabanin, janë takuar me banorët e fshatit Ujz.
Në takim me banorët atje ata kanë diskutuar për sfidat me të cilat ata përballen, si mungesa e trotuareve, gjendja e kanaleve të ujitjes, trajtimi i ujërave të zeza, ndriçimi publik dhe shumë probleme të tjera, të cilat kërkojnë vëmendjen e pushtetit komunal.
Ata gjatë kësaj vizite, kanë marrë mbështetjen e banorëve të Ujzit, për zgjedhjet e 12 tetorit.
“Sonte, në fshatin Ujz të Komunës së Gjakovës, së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani, kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Gani Hajdari, si dhe strukturat e PDK-së, zhvilluam një takim me banorët e kësaj ane. Diskutuam për sfidat e përditshme me të cilat ata përballen, si mungesa e trotuareve, gjendja e kanaleve të ujitjes, trajtimi i ujërave të zeza, ndriçimi publik dhe shumë probleme të tjera që kërkojnë vëmendjen e pushtetit komunal”, ka thënë Beqa.