Visar Ymeri e lavdëron mësimin tërëditor në Prishtinë: Kryeqyteti e ka shtru standardin, shpresoj ta zgjerojë

Analisti Visar Ymeri e ka lavdëruar mësimin tërëditor në Prishtinë.
Ai ka thënë se ky standard i nisur nga kryeqyteti, është përcjellur edhe në komunat e tjera.
“Duhet kandidati me kallëxu mas 4 vjete qysh ka me u dok qytetit, vijat në asfallt nuk mjaftojnë. Nëse kryeqyteti i Kosovës udhëheq me ide që aplikohen nga tjerat, është gjëja më normale në botë. Kryeqyteti e ka kapacitetin më të madh me shtru standardin. P.SH qysh ka ndodh me mësimin tërëditor, që e ki premtim të disa kandidatëve, shpresoj që ta bëjnë sikur Prishtina, e shpresoj që Prishtina ta zgjerojë shumë më shumë”, tha Ymeri në RTV Dukagjini./Indeksonline/