75 Mall Live Search
21:36 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / S Z

Përparim Rama: Trami elektrik është autobus më i gjatë, 32 metra për mbi 300 udhëtarë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar detaje për tramin elektrik.

Ai ka thënë se ai është i gjatë 32 metra, e ka kapacitet mbi 300 udhëtarë. Rama tha se tramvajët me vija poshtë, janë të shekullit të kaluar.

“Nuk është tramvaj, është tram. Tramvajat me linja nalt, e vija poshtë, janë të shekullit të kaluar, ne sot flasim për tram elektrik, është autobus më i gjatë. Kemi autobusë 9m, 12m dhe 18m. Trami elektrik është si autobus, po thirret tram se është 32 metra. Këtij nuk i duhet infrastrukturë shtesë, aty punon. Gjëja pozitive është se e ka kapacitetin për 300 udhëtarë, në pikat tona ku na duhet, aty po e fusim. Prej Fushë Kosovës deri te Bregu i Diellit. 2026 ne do ta kemi tramin elektrik”, tha Rama në RTV Dukagjini.