75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Gj Sh

Kjo është tabela e Champions League pas ndeshjeve të javës së dytë

Sonte janë zhvilluar nëntë ndeshjet e fundit të javës së dytë në Champions League.

PSG, Napoli, Arsenal, Borusia Dortmund, Newcastle United dhe Qarabag, arritën fitore në ndeshjet e sotme, derisa përballjet Monaco – Manchester City, Villareal – Juventus dhe Bayer Leverkusen – PSV përfunduan me barzim, shkruan IndeksOnline.

Pas dy ndeshjeve, Bayern Munich, Real Madrid, PSG, Inter, Arsenal, Dormund dhe Qarabag janë në krye të tabelës me nga 6 pikë, skuadrat e vetme që kanë arritur nga dy fitore.

Ndërkohë skuadrat të cilat ende nuk kanë pikë dhe ndodhen në pozitat e fundit janë: Benfica, Atletiko Bilbao, Ajax dhe Kairat Almaty./IndeksOnline/