75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / b l

Pacolli tregon dy skenarët e mundshëm politikë pas vendimit të Kushtetueses

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka folur për krizën politike në vend, ku ka treguar dy skenarët e mundshëm pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, do të ketë skenar pragmatik ose skenar konfklktual.

‘’Duke parë qëndrimet e deritanishme të subjekteve politike, janë dy skenarë realistë: Skenari pragmatik: Në ditët e fundit para skadimit të afatit, bëhet një marrëveshje taktike — jo domosdoshmërisht politike — vetëm për ta kaluar fazën e konstituimit. Kjo mund të ndodhë në formën e një kompromisi minimal: p.sh. votohet kandidati i Listës Serbe, por me marrëveshje që posti të mbetet simbolik ose i kufizuar në kompetenca. Skenari konfliktual: Asnjë lëvizje nuk ndodh dhe vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja. Duke parë klimën aktuale të mosbesimit, ky skenar ka marrë gjithnjë e më shumë peshë’’ thotë ai për FrontOnline.