Uran Ismaili nga ora 19:00 prezanton planin për “Arbërinë”: Çerdhe, shkollë dhe linja të reja të trafikut

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sonte do të mbajë tubimin e radhës në lagjen “Arbëria”, në shkollën “Mehmet Gjevori” nga ora 19:00, ku do të prezantojë projektet konkrete për këtë lagje. Ai tha se këto projekte kanë dalë drejtpërdrejt nga kërkesat dhe nevojat e banorëve të Arbërisë.
Plani përfshin:
Ndërtimin e çerdhes për fëmijët e lagjes;
Ndërtimin e një shkolle të re;
Lidhjen e shkallëve emblematike të Arbërisë deri te parku;
Integrimin e stacionit të trenit dhe vijës hekurudhore me korridore për këmbësorë;
Linja të reja të trafikut urban që mbulojnë tërë lagjen;
Dy terrene sportive për futboll dhe basketboll;
Park të ri me kënde lojërash për fëmijë.
“Arbëria është lagje me karakter dhe identitet, jo lagje për premtime të mëdha që nuk realizohen kurrë”, tha Ismaili.