Klubet kosovare që kanë përfituar më së shumti nga Ligji i Sponsorizimit për vitin 2025

Ligji i Sponsorizimeve është një ndihmesë e madhe për klubet kosovare në të gjitha sportet.
Drejtori Ekzekutiv në Agjensinë për sport, Fidan Shatri ka publikuar një listë me klubet që kanë fituar më së shumti për vitin 2025 deri në muajin që lam pas, shtator, shkruan Indeksonline
Skuadra që ka përfituar më së shumti është KB Ylli, që prek 1.1 milionë euro.
Kurse e dyta është skuadra tjetër nga basketbolli, KB Trepça, plotë 817 mijë euro.
Në futboll, skuadra që ka përfituar më së shumti nga Ligji i Sponsorizimeve është Drita FC – 218 mijë euro, e ‘ndjekur’ nga Ferizaj FC (158 mijë) dhe Prishtina FC (150 mijë euro)./Indeksonline/
KB Ylli – 1,109,500 €
KB Trepça – 817,000 €
KB Sigal Prishtina – 410,000 €
KB Bashkimi – 386,000 €
FC Drita – 218,000 €
FC Ferizaj – 158,500 €
FC Prishtina – 150,000 €
FC Llapi – 105,000 €