Ftohet për herë të parë sulmuesi i Crystalit te Franca, kjo është lista e Deschampsit

Kombëtarja e Francës ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.
Trajneri Didier Deschamps ka befasuar me ftuarjen e sulmuesit të Crystal Palaces, Jean-Philippe Mateta, shkruan Indeksonline
Mateta gjatë këtij sezoni në të gjitha garat me ekipin londinez ka shënuar katër gola.
Sulmuesi ka luajtur disa ndeshje me Francën, ekipin e parë – por vetën në Lojërat Olimpike.
Në listën e “Gjelave” është edhe sulmuesi i Milanit, Christopher Nkunku – i cili e ka nisur mrekullisht te klubi i tij i ri italian.
Franca luan dy ndeshje të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës, ndaj Azerbajxhanit dhe Islandës./Indeksonline/