75 Mall Live Search
14:53 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / G T

Tutto Sport: Zhegrova mungon në ndeshjet e tetorit te Kosova?!

Gazeta e njohur italiane “Tutto Sport”, raporton se Edon Zhegrova mund të mungojë për Kosovën në ndeshjet e muajit tetor.

Zhegrova mbrëmë nuk luajti asnjë minut në ndeshjen ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve, shkruan Indeksonline

Por, gazeta italiane raporton se Zhegrova po bëhet gati për ndeshjen ndaj Milanit – ku pritet të jetë startues.

Përveç kësaj, aludohet se ylli kosovar mund të mungojë te Kosova për ndeshjet e muajit tetor – ndaj Sllovenisë dhe Suedisë.

Kjo për shkak se ai ka preferuar të qëndrojë në Torino dhe të ambientohet te skuadra e tij e re./Indeksonline/