Nesër trajneri Sylvinho publikon listën anti-Serbi

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho nesër pritet të shpallë listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.
Siç shkruan faqja zyrtare e FSHF-së, nesër më 3 tetor – Shqipëria publikon listën e futbollistëve, shkruan Indeksonline
Shqipëria gjatë këtij muaji luan ndeshjen më të vlefshme të vitit, ndaj Serbisë – për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Përveç ndeshjes me Serbinë më 11 tetor, Shqipëria luan ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”./Indeksonline/
