Drejtori Rajonal i Policisë priti në takim zyrtar Komandantin e KFOR-it Italian, Rajoni Perëndim

Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj është zhvilluar një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit Rajonal të Policisë, Nënkolonel Faton Pllana dhe Kolonelit Lorenzo Mangia, Komandant i KFOR-it Italian – Rajoni Perëndim.
Gjatë takimit, Drejtori Pllana e informoi Kolonelin Mangia dhe stafin e tij për situatën e sigurisë në rajon, të cilën e vlerësoi si të qetë dhe nën kontroll të policisë, duke krijuar kështu një ambient të sigurt për qytetarët.
Ai gjithashtu paraqiti masat konkrete që Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor.

Nga ana e tij, Koloneli Mangia shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim i ndërsjellë të vazhdojë, me theks në projekte të përbashkëta që lidhen me komunitetin dhe çështjet e sigurisë në rajon.
Me respekt,
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj