75 Mall Live Search
16:45 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Gj Sh

Ademi: Kampi Nacional në Hajvali është projekti më i madh i FFK-së, publikohen pamjet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi ka thënë se Kampi Nacional në Hajvali është projekti më i madh në kohën e tij në krye të FFK-së.

Ademi në ”FFKPodcast” me gazetarin dhe menagjerin e Kosovës, Bajram Shala, ka folur për këtë projekt, ku për herë të parë janë publikuar edhe pamje se si do të duket Kampi Nacional në Hajvali, pas përfundimit të punimeve, shkruan IndeksOnline.

”Kampi Nacional është projekti më i madh, i nivelit të lartë organizativ në kohen kur bëhen projektet e reja. I ka të gjitha çka i duhen një kampi, që mund të them lirisht këtu, pa modesti, prandaj janë dhënë edhe dy plaketa, ku për herë të parë hetrik komiteti i ndan dy plaketa për një federatë.”, kla deklaruar Ademi.

I pari i FFK-së ka treguar edhe investimet që do të bëhen deri në përfundim të projektit, duke publikuar edhe pamje.

”Është SPA Center dhe qendra e rigjenerimit, që është njëshi mund të them, është komplet tribuna e përendimit, duke përfshirë edhe hotelin, i cili ka edhe pjesën e vet të SPA, bashkarisht që lidhet me gjithë pjesën tjetër. hotel me pesë yje.

Stadiumi qëndror që do të bëhet me 16 mijë e 800 vende, pastaj i ki dy fusha dhe projekti përfundon me një hall të sporteve, ose me një stadium që do t’i shërbejë Futsallit, për ti bërë ndeshjet e tyre dhe sigurisht mbrenda hallit do të jetë edhe një stadium stërvitor i mbuluar, për ekipet nacionale, kur është koha e ftohtë.”, ka deklaruar Agim Ademi./IndeksOnline/