75 Mall Live Search
16:42 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / Z S

Sveçla takohet me përfaqësuesit e Policisë së Iowa, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, priti sot në takim një delegacion nga policia e i Iowa-s, SHBA.

Në këtë takim sipas njoftimit është disktuar lidhur me  raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

Po ashtu sipas njoftimit gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të Ioëa-s, të cilat kanë reflektuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale.

Në emër të delegacionit z. Dennis McDaniel – Shef i Departamentit të Policisë së Johnston shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës./Indeksonline/