Xhaferi: LDK-ja e Rama kanë dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete për kryeqytetin

Ish-drejtori i Invesitme Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi përmes një postimi në rrjetin social është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me Kryetarin Përparim Rama ka dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete për kryeqytetin.
Më tutje ai është shprehur se vetëm gjatë kohës sa ai ka qenë drejtor në Prishtinë janë realizuar 700 rrugë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës!
Lidhja Demokratike e Kosovës, bashkë me Kryetarin Përparim Rama, ka dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate konkrete për kryeqytetin.
🙌 Vetëm gjatë periudhës sa kam pasur nderin të jem Drejtor i Investimeve Kapitale, kemi arritur ta afrojmë numrin prej 700 rrugëve të realizuara në Prishtinë.
🚧 Vetëm në vitin 2023 kemi pasur mbi 300 kontrata aktive, ndërsa në total janë zhvilluar projekte madhore që kanë ndryshuar energjinë e qytetit tonë, nga rrugët, kolektorët, ndriçimi, kanalizimi, hapësirat publike, parkingjet, e deri tek unazat dhe hyrje të reja të Prishtinës.
Këto nuk janë vetëm numra në letër, por projekte konkrete që i shohim çdo ditë dhe që e kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve tanë.
🏁 Disa nga projektet e realizuara dhe ato në proces gjatë kësaj periudhe janë:
• Rruga A
• Rruga B
• Unaza e Qytetit
• Rruga “Nekibe Kelmendi”
• Unaza e Brendshme
• Rruga “Kolovicë – Sofali”
• Rruga “1 Tetori”
• Rruga “Bajram Bahtiri”
• Varrezat e Dëshmorëve në Marec
• Rruga “Mallakastra”
• Projektet në Lagjen Ulpiana
• Projektet në Lagjen Dardania
• Rruga “Te Santea”
• Rruga “Rexhep Luci”
• Rruga “Te Kafet e Rakisë”
• Qendra e vjetër e Prishtinës
• Klubi i Artistëve
• Rruga “Xheladin Rekaliu”
• Rruga “Brigada e Lirisë” në Keqekollë
• Asfaltimi i rrugës në Nishefc
• Rruga e re në Grashticë
• Rruga “Holger Petersen”
• Rruga “Shkëndija” në Hajvali
• Asfaltimi i rrugës që lidh Kodrën e Trimave me Qendrën e Panaireve në Shkabaj
• Rruga “Aziz Abrashi”
• Rruga e re për Butoc
• Rruga Stallovë-Zllash
• Rruga e re në Ballaban
• Rruga “Gjergj Balsha”
• Rruga “Ahmet Krasniqi” në Lagjen “Arbëria”
• Rruga e re në Nishec
• Rruga “Malo Gami”
• Rruga “Gonxhe Bojaxhiu”
• Rruga që lidh fshatin Marec me Artanën dhe Dardanën
• Rruga “Kolë Jakova”
• Ndërtimi i kolektorit në Lagjen “Kalabria” (Vazhdon)
• Rruga “Ukshin Hoti”
• Rruga “Ahmet Gashi”
• Rruga “Burimi”
• Rruga “Skënderbeu”
• Rruga në drejtim të Fushë-Kosovës, nëpërmjet nënkalimit në rrethrrotullimin e Lakrishtës
• Rruga “Metush Krasniqi”
• Rruga “Qëndresa” në Mat
• Rruga “Qemajl Stafa”
• Rruga lidhëse nga Rruga “Robert Doll” në Rrugën “Tirana”
• Rruga “Hys Popova” në Kodrën e Trimave
• Hyrja e Prishtinës nga Gollaku
• Asfaltimi në Radashevc
• Rrugët “Mic Sokoli” dhe “27 Nëntori” në Kodrën e Trimave
• Rrugët “Agron Rama” dhe “Hazir Haxholli”
• Lagjja e Muhaxherëve
• Parkingu i madh në Lagjen “Kodra e Trimave”
• Rruga “Muhamet Qami”
• Asfaltimi i urës në fshatin Barilevë/Drenoc
• Parkingu te Shkolla “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit
• Rruga “Pavarësia”
• … dhe shumë rrugë të tjera në çdo cep të Prishtinës.
✅ Të gjitha këto janë dëshmi e punës së LDK-së në Komunën e Prishtinës dhe përkushtimit për qytetarët.
Prishtina e meriton LDK-në dhe Kryetarin Përparim Rama, sepse me LDK-në punohet, ndërtohet dhe ecet përpara!
Na priftë e mbara