Putin: Duhet të jemi të përgatitur në botën e sotme, rreziqet janë jashtëzakonisht të larta

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se duhet të jetë i përgaditur për gjithçka në ditët e sotme, pasi rreziqet janë shumë të larta. Presidenti rus theksoi se përgjegjësia individuale është veçanërisht e rëndësishme. Putin tha se mjedisi global, i cili ka pësuar shumë ndyshime, kërkon një gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.
“Mjedisi aktual global, i shënuar nga ndryshime të shpejta dhe shpesh dramatike, kërkon gatishmëri për çdo zhvillim” tha Presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij në seancën plenare të Valdait.
Tass shkroi se Presidenti rus theksoi edhe një herë se përgjegjësia individuale është shumë e rëndësishme, pasi duke parë rreziqet dhe situatat aktuale janë të mbushura plot të papritura.
“Ne kemi theksuar vazhdimisht se jetojmë në një kohë kur gjithçka po ndryshon shumë shpejt dhe këto ndryshime janë shpesh dramatike. Sigurisht, askush prej nesh nuk mund ta parashikojë plotësisht të ardhmen, por kjo nuk na liron nga përgjegjësia për të qenë të përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë”, tha Putin. “Si praktika ashtu edhe ngjarjet e fundit tregojnë se duhet të jemi të gatshëm për çdo gjë. Në kohë të tilla, përgjegjësia e çdo personi është veçanërisht e madhe – përgjegjësia për fatin e vet, për të ardhmen e vendit të tij dhe për të gjithë botën. Rreziqet, në këtë rast, janë jashtëzakonisht të larta”, deklaroi Vladimir Putin.