75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 03 Tetor 2025 / P M

Rrugët e Prishtinës të kalueshme, Rama: Ekipet e kryeqytetit kanë qenë gjithë natën në terren

Të gjitha rrugët e Prishtinës janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta. Kështu ka njoftuar kryetari kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai ka thënë se ekipet e Drejtorisë për Siguri, kanë punuar gjatë gjithë natës. “Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Shërbimeve Publike të kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës. Sot rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë”, ka njoftuar Rama. Ai i ka uruar qytetarët për një ditë të mbarë.