75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 03 Tetor 2025 / G T

“Mezi pres ta takoj Granit Xhakën”, Adrian Bajrami i lumtur me ftesën e Zvicrës: Të gjithë më uruan…!

Adrian Bajrami është befasia në listën e Murat Yakinit, për ndeshjet e muajit tetor të Kombëtares së Zvicrës.

Ish-lojtari i Benficas, u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe tani do të jetë pjesë e “helvetikëve”.

Në një intervistë për “Blick”, Bajrami tregoi se mori shumë mesazhe pozitive nga shoqëria dhe familjarët.

“Telefoni im po nxehet shumë tani. Po marrë mesazhe urimesh nga familja dhe miqtë. Kjo më bën të ndihem shumë mirë dhe i lumtur”, u shpreh Bajrami.

Mbrojtësi i Luzernit thotë se mezi pret të luajë për Kombëtaren e Zvicrës dhe të takoj Granit Xhakën.

“Nuk e njoh personalisht, por mezi pres ta takoj. Ai është një model për lojtarët e rinj. Ishte edhe për mua. Gjithmonë e kam dashur Granitin”, u shpreh Bajrami.

Zvicra luan ndaj Suedisë dhe Sllovenisë ndeshjen e këtij muaji, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/