75 Mall Live Search
18:44 / E Premte, 03 Tetor 2025 / Gj Sh

Ndeshja me Shqipërinë, Serbia zbulon listën

Me 11 tetor, kombëtarja e Shqipërisë do të luaj si mysafire e Serbisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Dubočica’ në Leskovc, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse stadiumi ka një kapacitet prej 6000 ulsëve, Federata Serbe ka njoftuar se nuk do ketë bileta në shitje për tifozët, për shkak të sigurisë, pasi ndeshja konsiderohet shumë e rrezikshme.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen e 11 tetorit me Shqipërinë dhe atë tre ditë më vonë ndaj Andorës./IndeksOnline/