Imri Ahmeti: Shala heroike, ka vendosur të ec përpara

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit edhe për një mandat, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët e fshatit Shalë.
Ahmeti, përmes një postimi në facebook është shprehur se Shala gjithmonë ka vlerësuar punën këtë e dëshmoi edhe sonte.
“Shala heroike, ka vendosur të ec përpara Sonte, pritje madhështore nga shaljanët të cilët janë të palëkundur në qëllimin tonë të përbashkët të ecim përpara.
Shala gjithmonë ka vlerësuar punën këtë e dëshmoi edhe sonte.
Rrugëtimi ynë i përbashkët për punë e përkushtim po merr forcë në çdo takim me ju. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti./IndeksOnline/