“Plot dashni për Edonin”, kështu thotë Juve në postimin e tyre të fundit

Edon Zhegrova dalëngadalë po ambientohet te klubi i ri i tij, Juventus.
Ylli dardan, ndonëse ka pasur pak minuta në ndeshjet e tij si shkak lëndimi i tij që e mbajti jashtë fushave tërë sezonin e kaluar, ai është shndërruar në një idhull për tifozët bianconerë.
Që nga transferimi i tij, Zhegrova ka qenë një nga lojtarët më të përmendur në shtypin italian, por shpeshherë fotot e tij janë postuar edhe në faqen zyrtare të klubit juventin.
Njëjtë ndodhi edhe sot, me Juventusin që publikoi disa foto të tij me Kenan Yildiz dhe Mattia Perin.
“Krejt dashni për Edonin”, shkruan faqja e Juventusit.
Zhegrova, thuhet se do të startojë nga minuta e parë në superduelin ndaj Milanit, që zhvillohet nesër si dhe më pas në ndeshjet e Kosovës ndaj Sllovenisë dhe Suedisë./IndeksOnline/