Mosmarrëveshjet me Messin, reagon Mascherano

Javier Mascherano sqaroi diskutimin e tij me Lionel Messin gjatë humbjes 3-5 të Inter Miami ndaj Chicago Fire.
Ndërsa disa e panë atë si një përplasje, trajneri argjentinas shpjegoi se ishte thjesht një shkëmbim taktik në lidhje me pozicionimin e ekipit kundërshtar, shrkuan IndeksOnline.
Ai përmendi veçanërisht vështirësinë e lojtarëve të tij për të gjetur hapësirë kundër bllokut të ulët të vendosur nga vizitorët pas dy golave të tyre të parë.
“S’ka problem me Leon, thanë se po më bërtiste, po flasin budallallëqe”, sqaroi ai me një buzëqeshje në konferencën për shtyp, përpara se të shtonte: “Ne po flisnim vetëm për bllokun e ulët ku ishte tërhequr Çikago. Nëse e shikoni ndeshjen, pas dy golave të tyre të parë, ata formuan një bllok shumë të ulët dhe kishte shumë pak hapësirë midis vijave. Ishte një ndeshje për hapësirë, sepse ata ishin tërhequr shumë mirë dhe ishte e vështirë të gjendeshin zgjidhje në mesfushë. Kjo është ajo që pashë dhe kjo është ajo që diskutuam më pas në dhomën e zhveshjes.”. deklaroi Javier Mascheran./IndeksOnline/