75 Mall Live Search
12:51 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / F.R

Shabani takon veteranët e luftës: Respekti dhe mirënjohja nuk duhet të jenë vetëm fjalë, por veprim

Kandidati për kryetar në komunën e Shtimës, Kastriot Shabani, gjatë ditës së sotme ka vizituar veteranët e luftës.

Shabani, përmes një postimi në facebook u shprehë se sakrifica dhe përkushtimi i tyre janë themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë

“Sot patëm një takim shumë të veçantë me veteranët e luftës.

Ishte nder dhe privilegj të bisedojmë me ata që dhanë gjithçka për lirinë që gëzojmë sot. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre janë themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tone”, ka shkruar Shabani.

Shabani u shprehë se respekti dhe mirënjohja për veteranët nuk duhet të jenë vetëm fjalë, por veprim i përditshëm.

“Ky takim na kujtoi se kujdesi, respekti dhe mirënjohja për veteranët nuk duhet të jenë vetëm fjalë, por veprim i përditshëm. Ne jemi mirënjohës për kontributin e tyre dhe të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet gjithmonë.

Falënderim i veçantë për mikpritjen dhe diskutimin e hapur që patëm sot”, ka shkruar Shabani./IndeksOnline/