Allegri përballet me të shkuarën: Do të jetë një ndeshje ndryshe

Në konferencën e sotme për shtyp, Max Allegri foli për pritshmëritë, ndjenjat e rikthimit në Torino dhe vendimet taktike që mund të reflektohen në formacion.
Në vigjilje të një takimi ikonik në Serie A, Juventus-Milan, trajneri i Rossonerëve, Max Allegri, u paraqit sot përpara mediave për të zbuluar disa nga kartat e tij taktike dhe për të ndarë rrëfime për emocionet që sjell rikthimi në Torino.
“Kur luan kundër Juventus, veçanërisht këtu, historitë dhe pritshmëritë janë të mëdha. Por për mua, ky është thjesht një kapitull tjetër, nuk dua të merrem shumë me nostalgji”, u shpreh ai.
Në vijim, ai zbuloi se do të mbështetet në Santiago Giménez në pozitën e sulmuesit qendror, duke argumentuar se “karakteri dhe veprimi në zonë nuk matet vetëm me golat deri tani” .
Ai gjithashtu adresoi presionin e ambientit: “Do të ketë jehonë, tifozë që do të kujtojnë ditët e Juventus, por duhet që skuadra ime të luajë lirshëm dhe të mos merret me nostalgji” .
Për sa u përket mungesave dhe zgjedhjeve taktikë, Allegri tha se do të bëjë disa adaptime, por theksoi: “Ne kemi bërë hapa përpara, por rruga është akoma e gjatë – do na duhet një përqendrim maksimal” .
Në fund, trajneri italian nuk shmangu pyetjen për emocionet personale: “Kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës time këtu. Por sot, jam trajner i Milanit, dhe ajo që dua është maksimumi për këtë skuadër”, përfundoi Allegri.