75 Mall Live Search
14:35 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / Gj Sh

Ruben Amorim reagon pas kritikave: Është një ëndërr, dua të luftoj që të mbetem te Manchester United

Nën presionin e shtuar pas rezultateve jo të mira dhe spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka reaguar me një mesazh të qartë për publikun dhe drejtuesit e klubit.

Gjatë një deklarate për mediat, Amorim theksoi përkushtimin e tij ndaj projektit të “Djajve të Kuq”, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të dorëzohet, shkruan IndeksOnline.

“Është një ëndërr për mua të jem këtu te Manchester United dhe dua të vazhdoj. Dua të luftoj për këtë,” deklaroi shkurtimisht Amorim.

Trajneri portugez, i cili erdhi me pritshmëri të larta pas një periudhe të suksesshme te Sporting Lisbona, është përballur me vështirësi në fillimin e aventurës së tij në Premier League. Sidoqoftë, ai ka kërkuar durim dhe mbështetje për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe të qëndrueshëm.

Përkundër kritikave, Amorim mbetet i bindur se mund të përmbushë objektivat e klubit dhe të rikthejë Manchester United në nivelet më të larta të futbollit anglez dhe europian./IndeksOnline/