Osmani takon gratë e Fushë-Kosovës, prezanton programin që synon mbështetje për to

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, është takuar sot me gratë e një prej lagjeve të qytetit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se programi i LDK-së për Fushë-Kosovën ka një synim të qartë: të drejta të barabarta, më shumë mundësi dhe mbështetje konkrete për gratë.
“Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam”, tha Osmani.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot mbajtëm një takim të ngrohtë dhe frytdhënës me gratë e një prej lagjeve të Fushë-Kosovës. Diskutuam hapur për sfidat dhe nevojat që prekin drejtpërdrejt gratë e komunitetit tonë — nga punësimi e mbështetja ekonomike, deri te roli i tyre në vendimmarrje.
Në programin tonë kemi synim të qartë: të drejta të barabarta, më shumë mundësi dhe mbështetje konkrete për gratë.
Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të ketë ndikim në zhvillimin e Fushë-Kosovës që duam.
Fushë Kosova PËRTEJ! 113 është numri.