75 Mall Live Search
20:46 / E Shtunë, 04 Tetor 2025 / MSH

Shehu premton rregullimin e shtratit të lumit Erenik

Kryetari aktual i Junikut, që po synon edhe një mandat të radhës, Ruzhdi Shehu, ka thënë se shtrati i lumit Erenik është më keq se kurrë më parë, për shkak të keqqeverisjeve të kaluara.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu ka thënë se në mandatin e dytë do të zgjidhin këtë problem.

“Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare.

Prandaj nevojitet mbështetja e secilit prej juve, në mënyrë që Juniku të mos rikthehet në duart e atyre që trupin e kanë në Junik e kokën në Deçan, prandaj asnjë projekt nuk e kanë realizuar siç duhet por vetëm e kanë dëmtuar buxhetin dhe imazhin e Junikut” u shpreh Shehu.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur junikas,

Qeverisja e kaluar e 12 viteve në Junik, ka shpenzuar me miliona euro në emër të shtratit të lumit Erenik. Mirëpo shtratit i Erenikut sot është më keq se kurr më parë. Ky është rezultati kur nuk punohet me ndershmëri dhe me profesionalizëm.

Sidoqoftë, në mandatin tonë të dytë do të zgjidhim edhe këtë problem një herë dhe përgjithmonë. Gjatë mandatit tonë të dytë, shtrati i lumit Erenik do të rregullohet me standardet e fundit ndërkombëtare.

Prandaj nevojitet mbështetja e secilit prej juve, në mënyrë që Juniku të mos rikthehet në duart e atyre që trupin e kanë në Junik e kokën në Deçan, prandaj asnjë projekt nuk e kanë realizuar siç duhet por vetëm e kanë dëmtuar buxhetin dhe imazhin e Junikut.

Urime të gjithve. Vazhdojmë +4 pa balotazh.