75 Mall Live Search
09:30 / E Diele, 05 Tetor 2025 / Burim

Mbështetje e madhe nga banorët e Reçakut dhe Petrovës për Përparim Ramusan

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Shtimes, Përparim Ramusa, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke u pritur me mikpritje të ngrohtë në Reçak dhe Petrovë.

Në një postim në Facebook, Ramusa ka shprehur mirënjohje të veçantë për familjen Musliu në Reçak dhe familjen Hysenaj në Petrovë për përkrahjen e tyre në rrugën drejt fitores më 12 tetor.

“Faleminderit nga zemra familjes Musliu në Reçak dhe familjes Hysenaj në Petrovë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tyre në rrugën tonë drejt fitores së madhe më 12 tetor.

Mbështetja e familjeve të ndershme e punëtore si ju është forca jonë më e madhe.

Së bashku, do ta bëjmë Shtimen më të mirë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar!”, ka shkruar Ramusa.

Ai ka shtuar se mbështetja e qytetarëve po e bën çdo takim një dëshmi të qartë të frymës fituese që po e përçon ekipi i tij në terren. /IndeksOnline/