Përparim Rama publikon pamje nga rregullimi i hapësirave publike tek varrezat në Arbëri

Rregullimi i hapësirave publike “Varrezat Arbëri”, ka qenë një nga projektet e rëndësishme në mandatin e parë të Përparim Ramës.
Hapësira publike rreth varrezave, ka marrë pamje tjetër dhe është transformuar tërësisht.
Kryetari Rama ka publikuar pamje nga investimi dhe punimet e kryera në atë zonë.
“Rregullimi i hapësirave publike Varrezat Arbëri”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar pamjet.
Projektet e Ramës mund të gjenden në platformën Prishtina Work.