Qemajl Aliu: Gratë janë vula e fitores sonë të madhe më 12 tetor

Kryetari i Shtimës njëkohësisht kandidat edhe për një mandat, Qemajl Aliu, është takuar me me gratë e komunës së Shtimës.
Aliu u shprehë se gratë janë vula e fitores sonë të madhe më 12 tetor, dhe se 50% e kabinetit kanë qenë gra në pozita udhëheqëse.
Ndërsa theksoi se janë mbështetur mbi 1000 nëna lehona, kemi sjellë mamografin digjital, dhe kemi dyfishuar numrin e fëmijëve në çerdhe, duke krijuar mundësi të reja për nënat punëtore dhe familjet e reja.
Postimi i plotë:
Gratë janë vula e fitores sonë të madhe më 12 tetor
Me bashkëshorten time Redianën, në prani të Ministres së Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, dhe ish-deputetes Shqipe Metaj-Isufi, patëm një takim frymëzues me gratë e Shtimes, një tubim që rrezatonte energji, krenari dhe vendosmëri për ta çuar përpara rrugën e transformimit që e kemi nisur bashkë.
Në atë sallë plot jetë, u ndje fuqia e grave tona, fuqia që mban gjallë familjen, ekonominë dhe shoqërinë.
BASHKË me kandidatet për Asamble në listën fituese, folëm për sakrificën dhe dashurinë e pashoqe të grave të Shtimes, për rolin e tyre të palëkundur si shtylla e zhvillimit tonë.
Me krenari theksova se çdo vendim i yni, çdo projekt dhe çdo investim ka pasur në qendër gruan e Shtimes.
Nga vetëm 24 bursa dikur, sot kemi 120, ku 70% janë përfituese vajza.
50% e kabinetit kanë qenë gra në pozita udhëheqëse.
Kemi mbështetur mbi 1000 nëna lehona, kemi sjellë mamografin digjital, dhe kemi dyfishuar numrin e fëmijëve në çerdhe, duke krijuar mundësi të reja për nënat punëtore dhe familjet e reja.
Sot, më shumë se kurrë, nënat, motrat dhe vajzat tona janë garancia e fitores së 12 tetorit.
Ju jeni zemra e këtij qyteti, forca që s’mund të ndalet, drita që udhëheq rrugën tonë.
Prandaj, më 12 tetor, ju ftoj nga zemra që të dilni në votime bashkë me burrat, vëllezërit e shoqet, dhe votoni numrin 105, për fitoren pa balotazh, për një Shtime që ecën përpara me dinjitet, dashuri dhe perspektivë!
Bashkë për Shtimen!