75 Mall Live Search
17:01 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / F.R

Presidenti Begaj dënon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Një sulm ndaj drejtësisë dhe shoqërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë ushtrimit të detyrës.

Reagimi i Presidentit Begaj: Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.