75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 07 Tetor 2025 / L A

Serbi – Shqipëri, cilën kombëtare e favorizojnë kompanitë e basteve?

Më 11 tetor do të luhet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në stadiumin e Leskovcit.

Ky takim është me mjaft interes për të dyja kombëtaret në prezencën drejt “Botërorit 2026”.

Së fundmi janë publikuar edhe koeficientet nga bookmakers-at.

Barazimi do të ishte rezultati më i kënaqshëm për kuqezinjtë sipas specialistëve të barasteve, i përkthyer me koeficientin 3.50.

Mes këtyre dy përfaqësueseve, bilanci është në ekuilibër totalë (1 fitore Serbia, 1 fitore Shqipëria dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim).

Serbia e Stojkoviqit është favoritja e madhe për të dalë fituese nga ky dueli me koeficient 1.73.

Në këtë “prizmë”, triumfi i grupit të Sylvinhos është vlerësuar gati i pamundur me 5.25.