Përfundon afati për aplikim online për akreditim të mediave vendore dhe ndërkombëtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se sot, më 7 tetor, përfundon afati për aplikimin online për akreditimin e vëzhguesve të mediave vendore dhe ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale.
Si bëhet aplikimi për akreditim?
Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i organizatës / medias duhet të plotësojë të dhënat e kërkuara në platformën online: https://apliko.kqz-ks.org
Hapi i dytë: Pas dorëzimit të kërkesës, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë atë dhe do të marrë vendim për miratimin ose refuzimin e saj. Në rast të miratimit, ZRCKFSP-ja do të dërgojë përmes e-mailit kredencialet për qasjen në platformën online, të cilat i mundësojnë përfaqësuesit të autorizuar që të plotësojë edhe të dhënat për personat e organizatës/media që kërkohen të akreditohen.
Në platformën elektronike online https://apliko.kqz-ks.org është ngarkuar video që shpjegon të gjithë hapat e aplikimit.
Informacione shtesë:
· Për më shumë informacione dhe sqarime, mund të kontaktoni Zyrën përmes e-mailit në adresën: zyra.kqz@kqz-ks.org, apo përmes telefonit në numrin +383 38 200 81 010. Zyra është e qasshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
· Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kenë të drejtë të vëzhgojnë zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvendet komunale, si edhe aktivitetet e tjera që do të zhvillohen në 38 qendrat komunale të numërimit (QKN) dhe në qendrën e numërimit dhe rezultateve (QNR).