75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 07 Tetor 2025 / L A

Atletico Madridi gjen drejtorin e ri sportiv, kishte qenë më parë edhe te Barcelona

Gjiganti spanjoll, Atletico Madridi është bërë me drejtor të ri sportiv.

Pas largimit të italianit Andrea Berta drejt Arsenalit, ata kanë gjetur zëvëndësuesin e tij në këtë pozitë.

Ai është spanjolli Mateu Alemany, i cili kishte qenë më parë drejtor sportiv edhe i Barcelonës në vitiet 2021-2023.

Alemany, ka eksperiencë në këtë pozitë ku ishte pjesë e Valencias si edhe më parë ka qenë president i Mallorcës së Vedat Muriqit, në periudhat 2000-2005 dhe 2009-2010./IndeksOnline/