Kosovës i shtohet një armë e re: Albian Hajdari i Hoffenheimit

Përfaqësueses së Kosovës i është shtuar një përforcim në mbrojtje.
Ekipit tonë i është shtuar 22-vjeçari Albian Hajdari, i cili luan te skuadra gjermane, Hoffenheim.
Si çdo herë FFK-ja ka publikuar një video mirëseardhjeje për talentin kosovar, i cili do të bëjë debutimin e tij zyrtar në ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Hajdari, kishte përfaqësuar më parë Zvicrën në të gjitha grupmoshat si dhe ishte ftuar në ekipin A nga Murat Yakin, mirëpo Hajdari vendosi në fund të i bashkohet Përfaqësueses tonë.
Kujtojmë se Kosova, do të zhvillojë të premten ndeshjen kualifikuese ndaj Sllovenisë në Prishtinë më 10 tetor dhe më pas ndaj Suedisë, më 13 tetor./IndeksOnline/