Haradinaj në përurimin e bustit të Yll Morinës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mori pjesë në përurimin e bustit të heroit Yll Morina në Gjakovë.
Ai tha se tha se Yll Morina u bë frymëzim për shumë të ri e të reja të Gjakovës të cilat iu bashkuan luftës kundër Serbisë.
“Duke qenë ndër të parët që u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Yll Morina u bë shpejt frymëzim për shumë të rinj e të reja të Gjakovës, të cilët iu bashkuan luftës kundër armikut dhe e çuan deri në fund idealin e popullit për liri. Sot, iu bashkova kryetarit Ardian Gjini, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve, në përurimin e bustit të heroit Yll Morina, në shkollën që me krenari mban emrin e tij, në Gjakovë. Një nderim i denjë për guximin dhe sakrificën sublime të këtij heroi për atdheun. I pavdekshëm në kujtimin e brezave, krenari e Gjakovës, e Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve! Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj.