Doku është gati për Pejën

Një emër i njohur për shumë qytetarë të Pejës, Dr. Luan Sylejmani, ka vendosur që përvojën e tij shumëvjeçare në mjekësi ta kthejë në angazhim publik.
Për herë të parë, ai do të marrë pjesë në zgjedhjet komunale si kandidat i PDK-së, me numrin 3 për Asamblenë Komunale të Pejës.
Dr. Sylejmani, i cili njihet për profesionalizëm dhe ndershmëri në punën e tij, synon të jetë zëri i profesionistëve që kërkojnë një qeverisje më efikase dhe më afër qytetarit.
Në qendër të platformës së tij qëndron shëndeti publik, përmirësimi i kushteve në institucionet shëndetësore dhe kujdesi ndaj qytetarëve si prioritet kryesor.
Ai synon të kontribuojë me përvojën e tij profesionale për të ngritur cilësinë e shërbimeve komunale dhe për të ndërtuar një Pejë më të shëndetshme e më të zhvilluar.