Gerrard për largimin e Trent-Arnoldit nga Liverpooli: Edhe unë kisha ofertë nga Real Madridi, por…!

Legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard, ka folur për largimin e Alexander Trent-Arnold drejt Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.
Gerrard tregon edhe historinë kur Jose Mourinho e kërkoi te Real Madridi para disa vjetësh, shkruan Indeksonline
Ish-mesfushori i “The Reds” jep dy versione të largimit të Arnoldit nga “Anfield”, e para është si një tifoz normal i futbollit dhe e dyta si një tifoz i flakët dhe legjendë e Liverpoolit.
“Po flas pa e pasur kapelen e Liverpoolit. Edhe mua më kërkoi Real Madridi sa ishte Jose Mourinho. Kjo edhe mund të të ndryshojë në mendje. E kuptoj plotësisht. E di mirë…
“Shoku më i mirë i Trentit luan atje. Ndoshta ai dëshiron ta sfidojë vetën. Ka fituar gjithçka me Liverpoolin. Një pjesë e imja e kupton plotësisht.
“Por, tani po e vendos kapelen e Liverpoolit. Dhe mendimi im është, ky: Çfarë po bën? Pse po largoheni?
“Ti luan me një skuadër të madhe në Europë, po fiton shumë tituj, po fiton tituj europian. Je një nga njerëzit më të dashur në klub. Tifozët të duan. Çfarë po bën. Por kjo është vetëm me kapelën time të Liverpoolit, sepse e dua këtë klub”, u shpreh Gerrard
Kujtojmë se Trent-Arnold nuk e ka filluar mirë te Real Madridi pasi ka probleme me lëndime./Indeksonline/