Akuzat për korrupsion, Faruk Mujka e Hysen Muzliukaj nuk shkojnë në seancën fillestare

Seanca fillestare ndaj të akuzuarve Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, të cilët po përballen me akuza për korrupsion, ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
Arsyeja e dështimit të seancës ka qenë mungesa e të akuzuarve, të cilët nuk janë paraqitur në sallë.
Prokuroria pretendon se Mujka dhe Muzliukaj, në cilësinë e zyrtarëve publikë, kanë kryer veprime të kundërligjshme që bien ndesh me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit dhe me Kodin penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata pritet të caktojë një datë të re për mbajtjen e seancës fillestare, në mënyrë që të procedohet me shqyrtimin e aktakuzës.