Çfarë i tha Allegri asistentit të tij për penalltinë e Pulisicit?

Skuadra e Milanit barazoi pa gola ditë më parë ndaj Juventusit në ndeshjen e Serie-s A.
Christian Pulisic kishte një shans të mirë të shënonte gol nga penalltia, por goditja e tij shkoi mbi portë, shkruan Indeksonline
Viral në rrjetet sociale u bë trajneri Max Allegri, i cili nuk e shikoi penalltinë.
Tani është zbuluar edhe biseda që trajneri italian e kishte pasur me një nga asistentët e tij: Edhe i thashë ta godiste penalltinë me të brendshmen…!
“Kuqezinjtë” e kanë nisur mirë sezonin, ku në gjashtë xhirot e para kanë grumbulluar 13 pikë në Serie-n A./Indeksonline/
🫣 Allegri couldn’t watch the penalty, and then told his assistant after he missed: “I told him to hit it with his instep.”pic.twitter.com/sq2wDFtgbU
— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 7, 2025